“NJË LUFTË E FRIKSHME E PRET NJERËZIMIN”/ Rrëfimi i Majkut, i cili pretendon se vjen nga e ardhmja (VIDEO) – AlpeGossip
“NJË LUFTË E FRIKSHME E PRET NJERËZIMIN”/ Rrëfimi i Majkut, i cili pretendon se vjen nga e ardhmja (VIDEO)

“NJË LUFTË E FRIKSHME E PRET NJERËZIMIN”/ Rrëfimi i Majkut, i cili pretendon se vjen nga e ardhmja (VIDEO)

Një person i cili pretendon se ka udhëtuar në kohë, thotë se, ka ardhur nga viti 3700 në 2018-ën dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për të ardhmen e racës njerëzore.

Videoja e postuar nga kanali në YouTube “ApexTV”, tregon personin në fjalë, fytyra e të cilit është mbuluar për të mbrojtur identitetin e tij, i cili pretendon se teknologjia robotike do të përdoret në një luftë të afërt midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Sipas “udhëtuesit në kohë”, viti 3.700 është viti ku të gjithë robotët fillojnë sulmin e tyre ndaj racës njerëzore, duke përdorur internetin për të vrarë 30% të të gjithë njerëzve.

Tani, ai thotë se është kthyer në 2018-ën për të paralajmëruar botën për “apokalipsin e ardhshëm”.

Djali i cili thotë se quhet “Majk”, madje pretendon se ka sjellë, mbetjet e një makinerie-vrasëse nga e ardhmja.

“E vrava me duart e mia”, tregon ai, “siç mund ta shihni, nuk është aq i madh sa mund ta imagjinoni, por më besoni, ka aq shumë fuqi në këtë dorë të vogël sa mund t’ju ndajë në njëqind pjesë”.

Si çdo herë, komentet kanë qenë të shumta. Ka pasur nga ata që janë shprehur se i besonin rrëfimit, ndërsa të tjera i kanë quajtur trillime.