LEGALLY BLONDE 3/ Detajet e reja na emocionuan të gjithëve – AlpeGossip
LEGALLY BLONDE 3/ Detajet e reja na emocionuan të gjithëve

LEGALLY BLONDE 3/ Detajet e reja na emocionuan të gjithëve

Për momentin, ylli i dy filmave “Legally Blonde”, Reese Witherspoon është duke xhiruar sezonin e dytë të “Big Little Lies” që përmban një skenë ku personazhi i saj i hedh akullore personazhit të Meryl Streep. Ikonike!

Por, meqë “Legally Blonde 3” është në punë sipër, aktorja po përgatitet për projektin e radhës. Ajo foli me Entertainment Tonight dje dhe tregoi në ç’fazë të procesit janë tani.

“Oh, do të jetë shumë qejf,” tha ajo. “Isha në një mbledhje dje dhe folëm për personazhet që duam të rikthehen dhe personazhet e rinj që do të krijojmë. U emocionova shumë që në mbledhje. Do të dalë shumë i bukur.”

Është konfirmuar zyrtarisht që do të kthehen personazhet e vjetra (ktheni Paulette pls!) dhe që skenari po shkruhet ndërkohë. Me pak fjalë, shumë shpejt do të publikohet kasti i aktorëve dhe producentëve.