Moderatori shqiptar u rikthye me të dashurën dhe e konformoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
Moderatori shqiptar u rikthye me të dashurën dhe e konformoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO)

Moderatori shqiptar u rikthye me të dashurën dhe e konformoi në mënyrën më të ëmbël (FOTO)

Prezantuesi i njohur shqiptar, Meriton Mjekiqi, i cili mori pjesë vitin e kaluar në spektaklin “Dance with me” u përfol gjatë në mediat rozë se u nda nga dashura vetëm pak javë para se të bëheshin prindër.

Në fund të muajit maj ai prezantoi për herë të parë të dashurën shtatzënë duke surprizuar të gjithë ndjekësit e tij. Mirëpo vetëm një muaj më pas u mor vesh që Meritoni i kishte dhënë fund lidhjes me vajzën bukuroshe.

Por mesa duket pas lindjes së djalit të tyre çifti është bashkuar sërish dhe këtë e ka konfirmuar vetë moderatori i cili ka postuar foto të partneres dhe djalit të tij duke shkruar “Ju dua”. Meritoni dhe partnerja e tij u bënë prindër të një djali në muajin korrik dhe pas lindjes duket se ai dhe e dashura e tij janë bashkuar sërish.

Ndërkohë Meritoni po përgatitet për emisionin e tij të ri “Sevenbizz” në “TV7” në Kosovë.