Vera është për shpirtin, ajo që uji është për trupin, e megjithatë të njohësh një verë të mirë nuk është aq e thjeshtë. Thuhet që duhet t’i rezistojë kohës, sa më e vjetër të jetë një verë, aq më e mirë është ajo. Çuditërisht ky parim vlen edhe për seksin, i cili bëhet akoma edhe më i dëshiruar dhe tërheqës për një çift. Doni të dini përse? Living ju fton të lexoni si më poshtë:
1.Dini më shumë rreth tij: Jetojmë në një shoqëri, e cila është e pandashme nga përdorimi i teknologjisë dhe informacionit, e tashmë që në moshë të hershme fëmijët dëgjojnë dhe mësojnë për edukatën seksuale. Por në qoftë se në moshë më të re jeni më të hapur drejt eskperimentimit, me kalimin e kohës jeni më të fokusuar në rritjen e kënaqësisë. Pas të 30-ve, dini më shumë për seksin dhe se çfarë ju kënaq apo jo.
2.E dini se ç’kërkoni nga vetja dhe nga partneri: Mbyllni sytë për një moment dhe përpiquni të sillni në mendje herët tuaja të para. Ok, hapini, ndoshta nuk ishte edhe aq ide e mirë ajo që sapo ju sugjeruam pasi nuk ka asgjë për t’u rikujtuar. Me kalimin e moshës, si mashkulli dhe femra e njohin më mirë trupin e tyre dhe nuk kanë turp a frikë t’i kërkojnë partnerit/partneres atë që i bën të ndihen më mirë.
3.Keni më shumë vetëbesim dhe siguri: Një ndër arsyet përse marrëdhëniet e rinisë janë të destinuara të marrin fund lidhet me sigurinë e vetëbesimin e çiftit. Dhe kur themi ‘’siguri e vetëbesim’’ nuk i referohemi vetëm ndjenjave, por edhe shtratit. Sa më shumë rriteni, aq më të lehtë e keni të fokusoheni tek vetja dhe partneri.