“LE T’I DJEGË…”/ Tan Brama flet për raportin Donald-Egzona dhe sherrin me Elvana Gjatën: S’jemi takuar më, por… – AlpeGossip
“LE T’I DJEGË…”/ Tan Brama flet për raportin Donald-Egzona dhe sherrin me Elvana Gjatën: S’jemi takuar më, por…

“LE T’I DJEGË…”/ Tan Brama flet për raportin Donald-Egzona dhe sherrin me Elvana Gjatën: S’jemi takuar më, por…

Koreografi Tan Brama ka bashkëpunuar me artistë të famshëm shqiptarë, mes tyre edhe Elvana Gjata. Por marrëdhënia e tyre u prish dhe sipas tij shkak u bë xhelozia e artistes ndaj këngëtareve të tjera.

Gjatë një interviste në dhjetor ai u shpreh se Elvana Gjata e hoqi nga Instagrami pasi ai publikoi një video në rrjetin social me Arilena Arën.

Ai tregoi edhe një rast tjerët, kur sipas tij, këngëtarja e ka përjashtuar edhe nga koncertet e saj, pa e njoftuar, vetëm për faktin që kishte kërcyer edhe me Kidën.

Por së fundmi, Tan Brama iu është rikthyer këtyre deklaratave duke thënë se ‘ka reflektuar’ dhe se sjelljet e Elvana Gjatës mund të mos jenë ashtu si ai i ka kuptuar.

Koreografi u shpreh se ajo është një nga artistet më të mira dhe se e vlerëson, por pas keqkuptimeve mes tyre nuk janë takuar më.

“Është histori e shkuar, u mërzita se u shkëputa nga turi i saj që kishim. Nuk e di, pse performova me Kidën. Po ndoshta s’ka pasur lidhje me Elvanën, se ajo ka të tjerë që merren. Por reflektova, nuk jemi takuar më me Elvanën, por unë e vlerësoj. Është një nga artistet më të mira, e ka treguar koha”, tha ai në Wake Up.

Gjithashtu, foli për marrëdhënien mes Donald Veshajt dhe Egzona Rafunës, ku u shpreh se gazetarja kishte një pëlqim për aktorin.

Ai theksoi se ka deklaruar ato që pa me sytë e tij dhe “kujt t’i djegë, le ta mbajë’.

“Më mori në telefon, por isha në intervistë dhe nuk ia hapa dot, ma mori mendja për çfarë kishte marrë. Unë kam thënë atë që pashë, jetonim 24 orë në një shtëpi, flija vonë, zgjohesha herët dhe i shikoja çdo gjë. Ajo mund të ketë qenë një dashamirëse e Donaldit, se ka pasur për pëlqim. Gjatë gjithë ishte për atë, i bënte tostin, çajin kur ishte sëmurë, kujdesej gjithë kohës. Kjo ndodhi mbas ikjes së Triksës. Se di ndryshoi akoma më shumë marrëdhënia e saj me Donaldin, ajo i qëndroi më afër se sa duhet. Le ti djegë, unë them atë që kam parë”, u shpreh Tan Brama

Koreografi foli edhe për frikërat e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip: “Kur isha brenda thashë mos kam bërë gabim që fola pak si shumë, rrija gjithë kohës: Si e kanë marrë njerëzit. Por më vriste shumë kjo. Sa dola jashtë, ishte: ‘Ke shkëlqyer’. Memet i kam ruajtur në telefon, vetëm qesh. Është e kaluara ime.”