Jonida Vokshi pritet të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin kosovar, Besnik Krrapi. Pak ditë më parë u zbulua data dhe ftesat që dyshja kishin përgatitur për të gjithë njerëzit e dashur e miqtë që do të jenë prezent në ceremoni, ndërsa ditën e sotme, gazetarja e njohur, Anjeza Maja ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se çfarë shkruhej pas ftesës së saj.
“O xhezu, o shpirt! Nuk e ke idenë sa e lumtur jam të të kem aty në një ditë si kjo për mua. Përgatitu të të tërheq nga hunda e të kapësh buqetën. Vitin tjetër dasmën tënde. Të dua shumë”, shkruhej në ftesën që Vokshi kishte përgatitur për Anjezën.
Dasma e Jonidës do të ketë shumë të ftuar nga bota e ekranit dhe kinematografisë , të cilët do të mblidhen për të festuar një moment special të dyshes Vokshi-Krrapi.
Kujtojmë se moderatorja e pranoi publikisht lidhjen e saj disa muaj më parë, duke lajmëruar menjëherë edhe ceremoninë martesore.