REPERI THOTË SE I MUNGON I BIRI/ Ish gruaja i ”çjerr maskën”: E le djalin të varfër (FOTO) – AlpeGossip
REPERI THOTË SE I MUNGON I BIRI/ Ish gruaja i ”çjerr maskën”: E le djalin të varfër (FOTO)

REPERI THOTË SE I MUNGON I BIRI/ Ish gruaja i ”çjerr maskën”: E le djalin të varfër (FOTO)

Lim Hoti është një reper i ri në estradën shqiptare dhe vetëm para kohësh ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se ai dhe këngëtarja Baby G, i dhanë fund lidhjes që kishin që prej disa muajsh së bashku. Dyshja që në fillimet e tyre, e bënë publike lidhjen duke postuar vazhdimisht foto dhe video me njëri-tjetrin.

Për jetën private të Limit gjithmonë është ditur shumë pak. Së fundmi burime të ‘Icon Style’ kanë zbuluar se reperi ka qenë për katër vite i martuar me këngëtaren Albresha (disa nga këngët e të cilës janë ‘Cka don ti’, ‘Vetëm ti’, bashkëpunimi me Stresin për këngën ‘Më fal’) me të cilën ka dhe një djalë, Dylan.

Reperi ka postuar në profilin e tij të Instagramit, një foto ku shihet pranë të birit, të cilin e ka larg. Ai ka shkruar që ndjen mall për të. ‘Djali im më mungon’,-ka shkruar Limi.

Mirëpo ky gjest i tij, nuk është pritur mirë nga ana e Albreshës, e cila ka reaguar publikisht me anë të një shkrimi në Instastory, ku ka treguar historinë e djalit të saj dhe se si reperi nuk ka qënë në asnjë moment pranë tij.

“Historia e jetës së djalit tim:
Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati. Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh. Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë. Por të lutem shumë lëre djalin të qetë dhe mos bëj postime të kota në Instagram dhe vazhdo jetën tënde sikur e keni nis.’-ka shkruar ajo.