FESTUAN PËRVJETORIN E 4/ Big Basta i kushton Vesa Lumës fjalët më të ëmbla (FOTO) – AlpeGossip
FESTUAN PËRVJETORIN E 4/ Big Basta i kushton Vesa Lumës fjalët më të ëmbla (FOTO)

FESTUAN PËRVJETORIN E 4/ Big Basta i kushton Vesa Lumës fjalët më të ëmbla (FOTO)

Ditën e djeshme çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta, festuan 4 vjetorin e martesës. Këngëtarja Vesa Luma ishte e para që e surprizoi të shoqin me një urim të bukur në kuadër të përvjetorit.

Ajo postoi në Instagram foto nga dasma e tyre dhe shkruante: “Gëzuar përvjetorin. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë sna ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat… Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24.”

Pas Vesës edhe Big Basta e ka uruar publikisht të shoqen me anë të një postimi në Instagram. Ai ka postuar një foto me Vesën gjatë dasmës së tyre dhe i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura. “Kaq shumë vite bashkë dhe kaq shumë kujtime dhe momente të bukura bashkë. Një bekim me emrin Lian dhe një dashuri që rritet çdo ditë e më shumë. Është shumë e thjeshtë të postosh një status në Instagram por nuk e shpreh dot çka vërtet ndjej. Besimi, respekti por mbi të gjitha krenaria që më bëni të ndjej nuk ka asnjë të krahasuar. Gëzuar përvjetorin e vetmja për mua Vesa Luma ! Edhe 100 jetë të tjera bashkë!”-ka shkruar ai.