”TESTI I ABETARES”/ Bieta Sulo mëson të ftuarit në emision si të shkruajnë H-në e madhe të shtypit (VIDEO) – AlpeGossip
”TESTI I ABETARES”/ Bieta Sulo mëson të ftuarit në emision si të shkruajnë H-në e madhe të shtypit (VIDEO)

”TESTI I ABETARES”/ Bieta Sulo mëson të ftuarit në emision si të shkruajnë H-në e madhe të shtypit (VIDEO)

Dje, të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në pesë” u hasën me një detyrë të vështirë: shkronjat e dorës!

I mbani mend ditët kur të gjitha shkronjat lidheshin me njëra-tjetrën, me harqe të buta dhe lëvizje harmonike? As ne. Ngaqë sot punojmë kryesisht me tastiera virtuale ose fizike, shkronjat që mësuam në fillore zunë rrjeta merimangash në një cep të kokës. Demonstruar, si nuk shkruhet H e madhe e dorës:

Në seksionin e komenteve të videos, ndjekës të zhgënjyer s’u zinin besë syve, por ja që është e mundur të harrosh diçka që e ke mësuar në fillim të jetës dhe s’e ke përdorur për shumë vite. Se siç është e vërteta, askush nuk e përdor më bukurshkrimin, por zgjedh në vend të tij një version të stilizuar me shkronja dore e shtypi bashkë.

Bieta u konsultua me të tjerë të njohur, me abetaren e unifikuar dhe me mësuesen e fillores. H e madhe e dorës shkruhet kështu.

Faleminderit. Shihemi nesër në tetë të mëngjesit. Detyrë shtëpie, si shkruhet G e madhe dore.