Luana Vjollca i ka bërë të gjithë kurioz ditën e sotme me një video të postuar në Instagram ku shfaqet e veshur dhe e kuruar, gati për të xhiruar teksa makeup artistët e rregullojnë.
Luana shkruan se shumë shpejt do vijë me diçka të re dhe ndodh për herë të parë. “Kush e gjen çfarë?”, pyet moderatorja duke i bërë të gjithë kuriozë.
Epo emision e dimë që nuk është sepse aktualisht Luana po angazhohet me “Shiko kush luan”. Këngë gjithashtu nuk është sepse thekson që është hera e parë.
Mesa duket Luanën do e shohim së shpejti në një film. Këtë lë të kuptohet edhe emoji që ajo ka vendosur në këtë video.
Na mbetet të presim derisa Luana ta konfirmojë vetë.