KUR TË BASHKON FATI/ Zbulohet lidhja e çuditshme mes Meghan dhe ish-të dashurës së Harry-t (FOTO) – AlpeGossip
KUR TË BASHKON FATI/ Zbulohet lidhja e çuditshme mes Meghan dhe ish-të dashurës së Harry-t (FOTO)

KUR TË BASHKON FATI/ Zbulohet lidhja e çuditshme mes Meghan dhe ish-të dashurës së Harry-t (FOTO)

Përpara se të martohej me aktoren Meghan Markle, Princi Harry ishte në një marrëdhënie të komplikuar me partneren e tij Chelsy Davy nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Ata fotografoheshin kudo duke u puthur dhe përqafuar dhe në momentin që vendosën t’i jepnin fund historisë së tyre të dashurisë, nuk hoqën kurrsesi dorë nga miqësia mes njëri-tjetrit. Dhe kjo ishte mëse e qartë në dasmën mbretërore, ku Chelsy ishte një ndër të ftuarat e Harry-t dhe Meghan.

Mirëpo duket se Meghan ka lidhjet e saj me ish-të dashurën e Harry-t, pasi Chelsy po shoqërohet me një nga ish miqtë e ngushtë të bashkëshortit të saj të parë. Hmm, e komplikuar, apo jo?

Bëhet fjalë për James Marshall, i cili i ka rrëmbyer zemrën Chelsy-t dhe shfaqen kudo në praninë e njëri-tjetrit. Ata nisën të takoheshin në fillim të muajit prill dhe mediat britanike dyshojnë se kumbare e këtij çifti të ri është vetë Meghan Markle.