I MARTUAR DHE KA NJË VAJZË/ Historia e burrit miliarder të Angela Martinit që askush s’e dinte – AlpeGossip
I MARTUAR DHE KA NJË VAJZË/ Historia e burrit miliarder të Angela Martinit që askush s’e dinte

I MARTUAR DHE KA NJË VAJZË/ Historia e burrit miliarder të Angela Martinit që askush s’e dinte

Ditën e sotme, modelja e njohur Angela Martini publikoi në profilin e saj në Instagram disa foto nga festa madhështore e ditëlindjes që kishte organizuar për bashkëshortin, miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Vëmendjen e publikut e tërhoqi jo vetëm Angela me fustanin e bardhë super seksi, torta super e veçantë, por edhe ambjenti luksoz ku ata zgjodhën të festonin. Mirëpo, me siguri të gjithëve i ka shpëtuar një detaj në foto.

Në njërën prej pozave, në praninë e Angelës dhe Dragos shfaqet një vajzë e vogël, e cila në fakt është një fëmijë nga martesa e mëparshme e Dragos.

Ai ka qenë i martuar në vitin 2005 me stomatologen Rodica Ghionea, martesë prej së cilës patën së bashku një vajzë. 4 vjet pas dasmës, çifti i dha fund martesës.

Pas divorcit, ai u lidh me modelen seksi Madalina Ghenea, por në 2011-ën ajo i dha fund lidhjes me rumunin.

Pas saj, Dragos u martua me modelen shqiptare Angela Martini në një ceremoni pa bujë dhe tashmë jetojnë së bashku në Los Angeles.