Papa i thotë një homoseksuali: “Zoti të bëri ashtu, dhe zoti të do ashtu” – AlpeGossip
Papa i thotë një homoseksuali: “Zoti të bëri ashtu, dhe zoti të do ashtu”

Papa i thotë një homoseksuali: “Zoti të bëri ashtu, dhe zoti të do ashtu”

Një viktimë e abuzimit seksual nga klerikët ka thënë se Papa Françesk i ka thënë atij se Zoti e ka bërë gay dhe që seksualiteti i tij “nuk ka rëndësi.”, shkruan CNN
Juan Carlos Cruz, një i mbijetuar i dhunës seksuale, i kaloi tri ditë me Papën Françesk në Vatikan në muajin prill, në të cilën e diskutoi seksualitetin e tij dhe abuzimin që e vuajti nga një prift kilian.

Duke e përshkruar takimin e tij me Papën, Cruzi tha: “E dini Juan Carlos, ajo [seksualiteti] nuk ka rëndësi. Zoti të bëri të tillë. Dhe Zoti të bëri të tillë. Papa të do të këtillë dhe nuk duhet të brengosesh se çka të thonë njerëzit.”

Këto fjalë të Papës përbëjnë një shmangie domethënëse me mësimet e Kishës Katolike Romane, e cila e konsideron homoseksualitetin si “objektivisht çrregullim” dhe në kundërshtim me ligjet e Zotit.

Zëdhënësi i Vaitkanit, Greg Burke i tha të hënën CNN-it se: “Normalisht ne nuk komentojmë në bisedat private që bën Papa.”