Jo vetëm ata të Kimit, edhe badigardët e Erdoganit vrapojnë pas limuzinës (VIDEO) – AlpeGossip
Jo vetëm ata të Kimit, edhe badigardët e Erdoganit vrapojnë pas limuzinës (VIDEO)

Jo vetëm ata të Kimit, edhe badigardët e Erdoganit vrapojnë pas limuzinës (VIDEO)

E gjithë bota u habit nga pamjet kur 12 truproja vrapuan rreth limuzinës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më 27 prill të këtij viti.
Bëhet fjalë për momentin kur ai pati një takim me presidentin e Koresë së Jugut, dhe ky takim u shënua si historik.

Dhe siç shkruan avaz.ba, përcjell Telegrafi, për shumë kë, kjo dukej e çuditshme, por në të vërtetë është mjaft e zakonshme në mesin e disa udhëheqësve botërorë.

Pra, siç thuhet më tej, një skenë e ngjashme u përsërit të dielën kur presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan vizitoi Bosnjë dhe Herzegovinën, ku takoi edhe Bakir Izetbegoviçin, kryetar i Presidencës së BiH.

Pamje të tilla, bëhet e ditur se qytetarët kanë mundur të shohin kur Erdogan u largua pas vizitës së Universitetit Ndërkombëtar në Sarajevë, ku iu dha një doktoratë nderi.

Erdogan ishte në limuzinë me gruan e tij Eminen, dhe pas tyre ishin truprojat e tij.