“E DIJA MIRË QË MË TRADHTONTE”/ Lindita tregon ndarjen nga bashkëshorti – AlpeGossip
“E DIJA MIRË QË MË TRADHTONTE”/ Lindita tregon ndarjen nga bashkëshorti

“E DIJA MIRË QË MË TRADHTONTE”/ Lindita tregon ndarjen nga bashkëshorti

Lindita ka rrëfyer sot në “Përputhen +40” historinë e ndarjes me bashkëshortin e saj, për të cilin tregoi se i erdhi fundi pas 10 vitesh për shkak të dyshimeve të forta për tradhti.

Lindita me sy të përlotur tha se kanë pasur dashuri si adoleshentë, por gjithçka ndryshoi kur ai u kthye në Shqipëri.

Sipas Linditës, ish partneri e pëlqeu jetën në Shqipëri dhe të qenit i rrethuar nga femrat. Lindita rrëfeu se e përjetoi aq keq këtë histori sa ishte gati të kalonte në depresion.

Lindita: Ish-i im nuk e ka pranuar kurrë që më ka tradhtuar, por kam pasur dyshimet e mia të forta, sa e shkëputa lidhjen me atë person. Tani ai nuk e ka pranuar dhe nuk mund të them që më ka zëvendësuar. Se çfarë bën tani, nuk e kam kokrrën e idesë. Unë i kam dhënë besimin e duhur se 10 vjet nuk janë pak, ka rritur fëmijët e mi, por për fat të keq, koha dhe leku ka ndryshuar njerëzit. Ndoshta jetën që nuk e bëri dot në Itali si në Shqipëri, kjo e bëri që të dali nga jeta familjare që ishim ne.

Pavarësisht se nuk e kuptoi kurrë që më ka tradhtuar, unë e ndjeva. Unë ia kam plotësuar të gjitha kushtet, nga ana e pamjes, e pastërtisë, e besnikërisë… Ne kemi pasur një dashuri më keq se 15 vjeçarët. Dhe vetë nuk di ti jap përgjigje kësaj se një mashkulli i duhet punë me mua. Nuk dua burrë për emër se burrë jam vetë, jam si zog i lirë.

Jam ndjerë shumë keq sa gati arrita në depresion. Duke njohur mirë personin në krah, e kuptoja që dicka nuk shkonte. Këtu në Shqipëri, materializmi është i madh. Kur shohin dikë me ekonomi të mirë, vajzat të afrohen. Për këtë jam e bindur. Kemi qenë në gjendje shumë të mira, erdhëm këtu, hapëm aktivitetet tona, nuk erdha këtu se doja që fëmijët të mbaronin shkollën. Por me kalimin e kohës pashë që nuk ishte më personi që njihja dikur. Nuk e mendoja që një ditë do të dilja nga ajo situatë. Nuk shikoja më asnjë mashkull me atë sy. Mendoj se kur më erdhi kjo ndarje pas 10 vjetësh, çfarë mund të më bëjë dikush që e njoh sot?