Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën dhe jeton në të njëjtën shtëpi me të. Së fundmi e pyetur nga ndjekësit në Instastory, Selvija u shpreh se vjehrrën e ka si nënë të dytë dhe ju ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme ndjekëseve sesi të kenë një marrëdhënie të mirë me vjehrrat e tyre.
“Po jetoj me mamin e Shpatit e per mua eshte bere nene e dyte. Asnjehere s’do kisha pranuar qe te jetoj vet nese partneri i ka prinderit e sidomos qe mami eshte ekstrem e edukume, e emancipume qe ma kupton boten e me perkrah me aq sa ka mundesi. Besom qe sa do rehat te duket te jetosh vet, ne fillim te krijimit te familjes gjithmone me te moshuarit kane impakt te mire. Mirepo duhet ta kuptojme dhe ne boten e tyre. Askush nuk eshte perfekt, secili nga ne ka mangesi, por kur ke prane vjehrri qe t’i shfaqin anet pozitive e te bejne si vajzen e tyre atehere natyrshem te shtohet dashuria. Une pa mamin s’do isha ketu ku jam sot. Por gjithkush i ka arsyet e veta dhe secili e di vet si do te jetoj. Mjafton te keni lumturi ne cift”, shprehet Selvija.