Ermal Meta nderohet nga kryebashkiaku i Bari-t, plot emocion kujton emigracionin: “Italianët më hapën dyert dhe zemrat e tyre!” – AlpeGossip
Ermal Meta nderohet nga kryebashkiaku i Bari-t, plot emocion kujton emigracionin: “Italianët më hapën dyert dhe zemrat e tyre!”

Ermal Meta nderohet nga kryebashkiaku i Bari-t, plot emocion kujton emigracionin: “Italianët më hapën dyert dhe zemrat e tyre!”

Ermal Meta është kthyer tashmë në një nga këngëtarët më të njohur përtej Adriatikut dhe kjo u vulos me fitoren e festivalit “Sanremo”.

Ama, në fillimet e tij Ermali ishte thjesht një emigrant, si mijëra të tjerë, i cili u gjend në rrugët e Italisë, pa dikë që ta mbështeste, pa dikë që ta ndihmonte, por arriti që të hapte dyert dhe zemrat e italianëve.

Këtë e ka treguar me një postim në Facebook, ku shkruan:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç. Arrita në një qytet që nuk e njihja, takova njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe isha duke dëgjuar një gjuhë që nuk flisja. Kam parë gjithmonë në këmbët e mia kur ecja. ‘Mos e humb toruan Ermal’, i thashë vetes, shihja këmbët dhe kam qenë i kujdesshëm ku i kam vënë ato. Mësova një gjuhë që nuk e njihja dhe ngadalë të huajt u kthyen në fytyra miqësore për mua. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Fola pak, por ndjeva shumë. Unë ecja duke parë rrugën time sikur qielli të ishte reflektuar në asfalt dhe vazhdimisht pyesja ‘Çfarë do të bëhet me mua?’ Pastaj hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drurit dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe ndjeva se kjo ishte e vetmja gjë që dëshiroja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku dëshiroja të isha. E dija se çfarë do të më ndodhte që nga ajo kohë dhe kështu fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve, qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar e mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të ngrohta dhe më të thella. Faleminderit shumë”.

Ky është emocioni i këngëtarit shqiptar i shprehur në profilin e tij në Facebook, pas lajmit se do t’i dhurohen “Çelësat e qytetit të Barit” nga kryebashkiaku Antonio Decaro, ditën e shtunë, më 31 mars. Një lajm ky që na gëzon të gjithëve.