Me prova! Roza Lati u mbyll gojën komentuesve që e akuzuan se s’bën bamirësi: Inatçinj… – AlpeGossip
Me prova! Roza Lati u mbyll gojën komentuesve që e akuzuan se s’bën bamirësi: Inatçinj…

Me prova! Roza Lati u mbyll gojën komentuesve që e akuzuan se s’bën bamirësi: Inatçinj…

Roza Lati është një prej moderatorëve më të drejtpërdrejta, e cila e shpreh gjithmonë atë që mendon pavarësisht se cili do të jetë reagimi i të tjerëve. Në jo pak raste ajo konfliktohet me fansat e saj me komente në rrjetet sociale në lidhje me postimet që ajo bën në to.

Së fundmi Roza ka publikuar një foto në Instagram ku iu bën thirrje ndjekësve të saj që të adoptojnë një qen, sikurse ajo ka bërë me Sashën, qenin e saj të dashur.

Mirëpo jo të paktë kanë qenë ata ndjekës të saj të cilët kanë komentuar duke i thënë se do të ishte më mirë të ndihmonte njerëzit dhe jo kafshët.

“O Roz, po ty mi motër të ngelën qentë për të ndihmuar dhe kur vjen puna as një 10 lekësh nuk i jep një lypësi të shkretë në rrugë. Sa turp për ty për mesazhin që transmeton.”

“Po të tregoj se vlerëson më shumë një qen se një njeri. Adopto një qen. Sa fëmijë vdesin çdo ditë nga mos ngrënia dhe ti shkon si fillim adopton një qen. Turp! Dhe ju të tjerët që bëni like komentin e saj çfarë t’ju them”, ishin disa nga komentet drejtuar Rozës.

Pas këtyre akuzave Roza nuk ka duruar më dhe ka bërë një postim të dytë në Instagram ku iu mbyll gojën të gjithëve atyre që e akuzuan se ajo nuk bën bamirësi.

“Mirëmëngjesi. Kur të ma kaloni mua, guxoni dhe villni vrer nëpër komentet tuaja kur bëhet fjalë për bamirësi”, shkruan Roza krahas një fotoje ku shihet se asaj i është dhënë një Certifikatë si anëtare Nderi e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në maj të viti 2017 për kontributin e dhënë për fëmijët jetimë në Qarkun e Gjirokastrës.