“TURP POR NUK DUA TË TË GËNJEJ”/ Ardit Gjebrea tregon gabimin më të madh që bën me Anën – AlpeGossip
“TURP POR NUK DUA TË TË GËNJEJ”/ Ardit Gjebrea tregon gabimin më të madh që bën me Anën

“TURP POR NUK DUA TË TË GËNJEJ”/ Ardit Gjebrea tregon gabimin më të madh që bën me Anën

Ardit Gjebrea ka treguar në publik, gabimin më të madh që bën me vajzën e tij,

Moderatori ishte i ftuar në aktivitetin që organizoi Ministria e Kulturës “Takohemi për një libër”, ku bëri një kritikë për veten, pasi pranoi se nuk lexon rregullisht, as me vajzën e tij të vogël.

Në fjalën e tij ai u shpreh se e vlerëson shumë praninë e librit te fëmijët dhe është i lumtur që Anna po edukohet me librin dhe leximin, edhe pse me turp pranoi se nuk lexon.

“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj”, tha Arditi.

Gjebrea u shpreh se ndonjëherë prindërit i japin prioritet punës dhe harrojnë fëmijët dhe familjen.

“Unë them ne bëjmë në jetë atë që i japim prioritet dhe ngandonjëherë i japim aq shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta…”.

Kantautori i njohur theksoi se kjo iniciativë “Takohemi për një libër” është fantastike, sepse harrojmë se atë informacion që marrim, nuk e marrim të plotë nëse nuk lexojmë.