“S’KAM NEVOJË PËR FTESA BAMIRËSIE”/ Iliri i përgjigjet Donaldit: I kam programuar që para se të hyja në BB VIP… – AlpeGossip
“S’KAM NEVOJË PËR FTESA BAMIRËSIE”/ Iliri i përgjigjet Donaldit: I kam programuar që para se të hyja në BB VIP…

“S’KAM NEVOJË PËR FTESA BAMIRËSIE”/ Iliri i përgjigjet Donaldit: I kam programuar që para se të hyja në BB VIP…

Mbrëmjen e djeshme u transmetua pjesa e dytë e post “Big Brother VIP”, ku u zbulua se Donald Veshaj nuk e kishte pranuar ftesën që të ishte i pranishëm. Por pavarësisht kësaj, ish-banorët e tjerë komentuan lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E jo vetëm kaq, pasi fituesi i BB VIP, Ilir Shaqiri, u shpreh se nuk e priste që Donaldi t’i qëndronte ftohtë pas përfundimit të reality show-t. Sipas tij, ata të dy kanë dalë fitimtarë nga formati, duke qenë se morën surpriza të mëdha nga Top Channel.

Madje balerini i njohur iu përgjigj dhe ftesës së aktorit të humorit për bamirësi, duke treguar se ai e kishte programuar para Bigut se ku do të shkonin paratë e çmimit.

“Unë e kam ndezur telefonin 1 ditë e gjysmë pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu. Ne të dy morëm surpriza të jashtëzakonshme për sa i përket karrierës dhe vlerësimit që Top Channel na bëri, që s’na e kishte për borxh. Në Grande Fratello merr çmimin dhe kaq. Donaldi në skenë më tha e ndjeja që do ishe fituesi dhe e meriton. Mendova se e kishte me të vërtetë. Dua t’i them diçka Donaldit dhe për propozimet që më ka bërë për bamirësi, ka njerëz që duan të ndërtojnë shtëpi, ka të tjerë që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artistë që njerëzve duan t’i japin bukë në shpirt, në zemër. Kjo është bamirësia që unë dua të bëj për talentet e reja kështu që nuk kam nevojë për ftesa bamirësie duke qenë se i kam programuar që para se të hyja në Big Brother”, tha Iliri.