“KAM TAKUAR MOTRËN E MADHE…”/ Sarah rrëfen momentin kur Pajtimi u njoh me mamanë e saj, ja çfarë i dhuroi ajo – AlpeGossip
“KAM TAKUAR MOTRËN E MADHE…”/ Sarah rrëfen momentin kur Pajtimi u njoh me mamanë e saj, ja çfarë i dhuroi ajo

“KAM TAKUAR MOTRËN E MADHE…”/ Sarah rrëfen momentin kur Pajtimi u njoh me mamanë e saj, ja çfarë i dhuroi ajo

Sarah Berisha dhe Dj PM nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa shumë kishin dyshime nëse ata do të ishin bashkë edhe pas përfundimit të reality show-t, Sarah dhe PM shfaqen kudo bashkë.

Në puntatën e djeshme të post BB VIP, blogerja zbuloi nëse ata i kishin takuar prindërit e njëri-tjetrit.

Ajo ka treguar se prindërit e saj e kanë takuar vetëm një herë, teksa PM e ka lënë në kufi ku kanë shkuar mami dhe babi ta marrin.

“Mami im i ka dhënë PM një lëng dhe një çokollatë”, ka treguar Sarah, e cila më pas ka shtuar se nga familja e Pajtimit ka takuar motrën e tij të madhe, si dhe mamanë.

Megjithatë, gjatë intervistave të ndryshme ata janë shprehur se nuk duan që kjo të quhet fejesë, sepse ende po e njohin njëri-tjetrin.