Do befasoheni/ Miriam Cani zbulon të “metën” që ka Alban Skënderaj – AlpeGossip
Do befasoheni/ Miriam Cani zbulon të “metën” që ka Alban Skënderaj

Do befasoheni/ Miriam Cani zbulon të “metën” që ka Alban Skënderaj

Janë pa dyshim një prej çifteve më të bukura e më jetëgjatë ndër artistët modern të shoubizit shqiptar. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë gati një dekadë që jetojnë historinë e tyre stabël të dashurisë.

Në rrjetet e tyre sociale shohim vazhdimisht postime të mbushura më fjalë të ëmbla, por si çdo çift edhe ata kanë ato pakënaqësitë e vogla me njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pop Culture” Miriami ka zbuluar edhe një të “metë” të bashkëshortit të saj.

“Nuk do t’i vijë mirë po ta dëgjojë. Është shumë i dhënë pas punës. Nuk di të ndalet. Sapo përfundoi koncerti, direkt të nesërmen filloi të fliste për tre këngët të reja që do të publikojë së shpejti, të tjera projekte. Por, kështu e njoha dhe nuk e ndryshoj dot”,-u shpreh Miriami