Deri më tani këngëtarja Rita Ora dhe modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku, ishin të vetmet që kishin parakaluar tapetin e kuq të Festivalit të filmit në Kanë!
Por sot një tjetër shqiptare realizoi ëndrrën duke pozuar para paparacëve në Kanë!
E kemi fjalën për moderatoren Jonida Vokshi e cila ka publikuar një video nga eksperienca e saj e jashtëzakonshme në Kanë!
Jonida shfaqet e veshur me të zeza teksa parakalon tapetin e kuq të Festivalit të Filmit dhe ngjit shkallët me mjaft delikatesë dhe emocion!
Ajo madje ka tërhequr vëmendjen e njërit prej rojeve të sigurisë që gjenden aty, i cili e ndjek me sy bukuroshen shqiptare!
“Një eksperiencë e jashtëzakonshme!”, shkruan moderatorja bashkëngjitur videos së publikuar!
Jonida mendohet të ketë shkuar në Kanë me misionin e gazetares, me siguri për të përgatitur ndonjë reportazh special!
Gjithsesi mund të themi se tapeti i kuq i shkon shumë dhe duket sikur Jonida është e lindur për të ecur në të!