DY JAVË PAS NDARJES SË BUJSHME/ Bradley Cooper kapet mat në apartamentin e Irinës – AlpeGossip
DY JAVË PAS NDARJES SË BUJSHME/ Bradley Cooper kapet mat në apartamentin e Irinës

DY JAVË PAS NDARJES SË BUJSHME/ Bradley Cooper kapet mat në apartamentin e Irinës

Dy javë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur Bradley Cooper i dha fund lidhjes disavjeçare me modelen Irina Shayk. Supermodelja e famshme pas shumë mosmarrëveshjesh vendosi të largohej nga shtëpia e aktorit.

Të shumta ishin burimet që thanë se shkak për ndarjen e tyre është bërë afrimiteti mes Bradley dhe Lady Gagës që pas filmit ‘A star is born’. Mirëpo, ndërkohë që të gjithë mendonin se Irina e kishte lënë pas këtë histori, aktori është fotografuar teksa ka hyrë në apartamentin e modeles në New York.

Nuk dihet se nëse ata kanë qenë për të diskutuar për marrëdhënien e tyre apo për kujdestarin e vajzës Lea De Seine.