“NUK TË KA HIJE, JE NËNË…”/ Ky veprim i Elitës nuk i paska pëlqyer dhe aq shumë Gjikos – AlpeGossip
“NUK TË KA HIJE, JE NËNË…”/ Ky veprim i Elitës nuk i paska pëlqyer dhe aq shumë Gjikos

“NUK TË KA HIJE, JE NËNË…”/ Ky veprim i Elitës nuk i paska pëlqyer dhe aq shumë Gjikos

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit momentet nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto të sajën me flokët e kapur në mënyrë fëminore, e ky model mesa duket nuk i paska pëlyqer shumë Gjikos.

Elita etiketoi Gjikon në postimin e saj ku shkruan me humor, ‘Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije’.

Ata po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.

Nga ana tjetër ka pasur nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.