“Malli likuidohet”! Si joshen klientët nga tabelat me ulje çmimi? – AlpeGossip
“Malli likuidohet”! Si joshen klientët nga tabelat me ulje çmimi?

“Malli likuidohet”! Si joshen klientët nga tabelat me ulje çmimi?

Paraja është një term abstrakt dhe i ndërlikuar, sidomos nga rrjedha e produkteve financiare si hipotekat, kartat e kreditit, kreditë studentore etj.

Por si të bëni një përdorim më efikas të tyre? Përgjigja është, ndoshta nuk mundeni. Të paktën jo të gjithë kohën.

“Të mendosh shumë për paratë do të ishte mirë nëse, duke menduar më shumë për të ne do të ishim në gjendje të merrnim vendime më të mira.

Por e vërteta është se marrja e vendimeve të këqija në lidhje me paratë është një shenjë dalluese e njerëzimit. Ne jemi fantastik në rrëmujën tonë financiare.

Por si lidhet psikologjia drejtpërsëdrejti me financat tuaja.

Është fare e thjeshtë. Sipas Ariely dhe Kreisler, relativiteti është “një nga forcat më të fuqishme që na bëjnë të vlerësojmë vlerën në mënyra që nuk kanë të bëjnë fare me vlerën aktuale”.

Për shembull, mund të jeni më të prirur për të blerë një këmishë prej 40 mijë nëse etiketa e saj thotë se është në shitje nga një çmim i rregullt prej 60 mijë, se sa do të blinte një këmishë normalisht me çmim prej 40 mijë lekësh.

Në mendjen tonë, këmisha e parë është më e vlefshme në krahasim me atë të dytë dhe një marrëveshje më të mirë. Por realiteti nuk është kështu, ajo bluzë nuk vlen as 40 mijë lekë dhe jo më 60, por truri jonë kur shikon etiketën mendon se po përfiton një produkt të mirë nën çmimin që ka.