Modelja australiane, Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj Evan Spiegel kanë mirëpritur vogëlushin e tyre të parë të hënën në mbrëmje.
“TMZ” raporton se fëmija lindi në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Çifti e ka pagëzuar vogëlushin me emrin Hart Kerr Spiegel, në kujtim të gjyshit të Spiegel.
Ky është fëmija i parë për themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel por jo për modelen. Kerr ka një fëmijë tjetër me aktorin Orlando Bloom, një djalë 7 vjeç që quhet Flynn.
Ajo u nda me aktorin në vitin 2013, ndërsa dy vite më vonë u lidh me miliarderin, për t’u fejuar më pas në 2016-n.

Mandatory Credit: Photo by Jen Lowery/SilverHub/REX/Shutterstock (9366698x)
Miranda Kerr, Evan Spiegel
The Broad and Louis Vuitton celebrate Jasper Johns Something Resembling Truth Arrivals USA 08 Feb 2018
Miranda Kerr dhe Evan Spiegel u martuan në maj të vitit të kaluar në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Brentwood, California.














