Nis Festivali i Filmit në Kanë: Si u veshën yjet në tapetin e kuq (FOTO) – AlpeGossip
Nis Festivali i Filmit në Kanë: Si u veshën yjet në tapetin e kuq (FOTO)

Nis Festivali i Filmit në Kanë: Si u veshën yjet në tapetin e kuq (FOTO)

Yjet më të mëdhenj të Hollivudit mbërritën dje në Festivalin vjetor të Filmit në Kanë që po mbahet në rivierën franceze. Edicioni i 71-të i festivalit të filmit që nisi më 8 maj do të mbahet deri më 19 maj 2018.

Irina Shayk, Julianne Moore, Cate Blanchet, Penelope Cruz etj, ishin ndër të famshmet e para që shkelën tapetin e kuq në premierën e filamve që u transmetuan të mërkurën.

Supermodelja ruse e cila ka kohë që është bërë nënë për herë të parë, shkëlqeu me fustanin e zi elegant, një zgjedhje kjo e ngjashme me aktoren Moore, fituese e çmimit “Oscar”.

Vëmendje të madhe tërhoqi dhe aktorja franceze Marion Cotillard, e cila kishte veshur një “jumpsuit” me print në ngjyrë kuqezi.

E veçantë ishte edhe zgjedhja e aktores së famshme, Cate Blanchett, e cila kishte veshur një kostum të zi, model i ngjashëm me pizhamet.

48-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse me dekoltenë e hapur dhe pa reçipeta.

Çifti më simpatik i festivalit ishte Penelope Cruz dhe Javier Bardem, që spikatën me elegancën e tyre. Ata mbërritën pë premierën e filmit dramë “Everybody Knows”, ku luajnë të dy.

 

JA DISA NGA VESHJET: