5 MUAJ PAS NDARJES/ Cheryl i kërkon Liam Payne të kalojnë festat si familje – AlpeGossip
5 MUAJ PAS NDARJES/ Cheryl i kërkon Liam Payne të kalojnë festat si familje

5 MUAJ PAS NDARJES/ Cheryl i kërkon Liam Payne të kalojnë festat si familje

Cheryl dhe Liam Payne 5 muaj më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale, njoftuan ndarjen e tyre. Megjithatë marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë, madje Cheryl e ka ftuar Liam që të festojnë Krishtlindjen si familje.

Një burim ka treguar për ‘Close Magazine’ se këngëtarja nuk dëshironte që ish-partneri i saj të qëndronte larg të birit këto ditë festash. Tashmë djali i tyre, Bear, është pak më i rritur dhe kupton se çfarë ndodh vërdallë, prandaj Cheryl e ka ftuar Liam që të festojnë bashkë.

Cheryl dhe Liam u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2017, ndërsa në korrik të këtij viti i dhanë fund gjithçkaje.