KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Kremrat kundër celulitit dhe strijave duhet të kenë patjetër… – AlpeGossip
KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Kremrat kundër celulitit dhe strijave duhet të kenë patjetër…

KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Kremrat kundër celulitit dhe strijave duhet të kenë patjetër…

Gati të gjithëve na krijohen strija dhe mund të themi që na frikësojnë pa masë. Kohët e fundit jo të pakta janë edhe personazhet e famshme të cilat nuk kanë më komplekse që t’i ekspozojnë ato publikisht.

Mirëpo për ju që dëshironi që pamja juaj të jetë perfekte dhe të keni sa më pak shenja të strijave apo të celulitit ju vijnë në ndihmë dermatologët me këshillat e tyre.

Sipas tyre hapi i parë i rëndësishëm është të kuptosh se përse shkaktohen këto shenja.

“Shtimi i shpejtë në peshë dhe gjenetika janë ato që luajnë një rol të madh në formimin e tyre  si dhe si rezultat i humbjes së indeve elastike. Mungesa e kolagjenit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”- thotë Ted Lain, një dermatolog i njohur.

Mirëpo që t’i parandaloni apo t’i luftoni ato, dermatologu Audrey Kunin thotë se është tepër e nevojshme të shikoni përbërjen e kremrave që përdorni. Kunin këshillon përdorimin e kremrave që mbështesin prodhimin e kolagjenit.

“Një potencial i lartë i Vitaminës C dhe peptideve janë ideale pasi ato në mënyra të ndryshme ndihmojnë në krijimin dhe forcimin e kolagjenit”- thotë Kunin.

 

Ndërsa sipas Lain kremrat kundër celuliti dhe strijave nuk janë vërtetuar se janë 100% efektive, por që ato të jenë sa më efektive duhet të përmbajnë retinol ose retinaldehyde, pasi këta përbërës stimulojnë kolagjenin, i cili ndihmon në zvogëlimin e shenjave të strijave.

Gjithashtu këshillohet që të përdorni kremin mbrojtës nga dielli, pasi sipas Lian kjo është me shumë rëndësi.