“HË MOJ MOTËR…”/ Vesa Luma poston VIDEON qesharake teksa Big Basta hiqet si mikesha e saj – AlpeGossip
“HË MOJ MOTËR…”/ Vesa Luma poston VIDEON qesharake teksa Big Basta hiqet si mikesha e saj

“HË MOJ MOTËR…”/ Vesa Luma poston VIDEON qesharake teksa Big Basta hiqet si mikesha e saj

Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, të cilët mundohen të jenë sa më aktivë në rrjete sociale.

Megjithëse prej kohësh po jetojnë në Zelandën e Re, fansat nuk e kanë ndjerë edhe aq shumë mungesën e tyre, pasi dy artistët ndajnë shpesh momente të përditshmërisë së tyre në Instagram.

Ata udhëtojnë shpesh dhe vizitojnë vende shumë të veçanta, të cilat i ndajnë gjithmonë edhe me ne. Siç dihet, tashmë në Zelandën e Re është verë, ndaj Vesa na e ka bërë zili me story-t e fundit në Instagram, ku shfaqen të veshur me të shkurtra.

Big Basta shfaqet në video duke mbajtur çantën e Vesës dhe aktron sikur të jetë mikesha e saj, teksa ecën me delikatesë dhe na bën të mbajmë barkun me dorë nga të qeshurat.

“Vesa hë mi xhan? Hë moj motër se u çmendëm, vapë e madhe. Zagushi. Lava dhe rrobat me ‘Milva’, i ndera rrobat, lava enët. Lyeva pak flokët me këna, s’më morën mirë,”- thotë ai teksa kalon dorën tek koka e tij pa flokë.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.

Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.

Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë.

Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi por nuk harroi!

Me postimin e fundit në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.

Nuk kemi të tjera detaje dhe s’e dimë nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim me Big Bastën, të cilin fansat kanë kohë që ia kanë kërkuar.

Megjithatë, fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe ne na mbetet vetëm të presim!