DYSHOHEN SE JANË NË LIDHJE/ Melisa dhe Andi hedhin thumba me njëri-tjetrin në rrjete sociale (FOTOT) – AlpeGossip
DYSHOHEN SE JANË NË LIDHJE/ Melisa dhe Andi hedhin thumba me njëri-tjetrin në rrjete sociale (FOTOT)

DYSHOHEN SE JANË NË LIDHJE/ Melisa dhe Andi hedhin thumba me njëri-tjetrin në rrjete sociale (FOTOT)

Pak ditë më parë në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

“Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi nga programi. Një ditë ma ka kërkuar Andi kapuçin dhe ja kam falur”, u shpreh Melisa teksa u vendos përballë këtyre akuzave në studio.

Mbrëmjen e kaluar, Melisa u largua përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”, teksa në rrjet vazhdon të jetë i nxehtë dyshimi se ajo dhe Andi janë në një lidhje.

Duke qrnë se kapuçi ishte një faktor kaq i përfolur dhe nxiti debat të madh, Melisa hodhi sot thumba në rrjete sociale për të gjithë ata që dyshonin tek ajo dhe Andi.

Ish-konkurrentja është shfaqur me një kapele ngjyrë rozë në kokë, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Meqë inserti i akuzave ishte montuar si të ishte film, unë këtë herë e mora pink kapelen që të sigurohesha me veten mos t’ja dhuroja askujt.”- shkruan Melisa duke etiketuar Andin.

Ai e ka ripostuar këtë video, duke e shoqëruar me fjalët:

“Mosss… se na hape punë tani.”