E vranë në moshën 20-vjeçare/ VIDEO ku reperi i njohur parashikonte vdekjen e tij po bën xhiron e rrjetit - AlpeGossip
E vranë në moshën 20-vjeçare/ VIDEO ku reperi i njohur parashikonte vdekjen e tij po bën xhiron e rrjetit

E vranë në moshën 20-vjeçare/ VIDEO ku reperi i njohur parashikonte vdekjen e tij po bën xhiron e rrjetit

Reperi XXXTentacion, i cili në një kohë shumë të shkurtër u bë shumë i famshëm me dy albume të njëpasnjëshme , është vrarë në moshën 20-vjeçare. Shumë këngëtarë të famshëm kanë ngushëlluar atë pas vdekjes.

Ai ishte duke lënë një dyqan në Florida të hënën dhe po i drejtohej makinës së tij luksoze, kur një i dyshuar i armatosur e qëlloi atë me armë.

Policia tha se XXXTentacion, emri i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital ku ai u shpall më pas i vdekur.

Këngët e tij në Billboard janë dëgjuar me qindra miliona herë në internet. Albumi trajtonte tema të tilla si depresioni dhe u vlerësua si një nga yjet më profil të lartë rap. Por karriera e tij e shkurtër u rrënua nga akuzat për dhunë në familje. Ai ishte përballur me 15 akuza krimi para vdekjes.

XXXTentacion kishte një edukim të trazuar dhe u përjashtua nga shkolla e mesme, por ai e kanalizoi energjinë dhe zemërimin e tij në muzikë.

Mirëpo, një video ku reperi parashikonte ditë më parë vdekjen e tij, po bën xhiron e rrjetit. Në Instagramin e tij, gjatë një videoje live, ai i thonte fansave ta kujtonin nëse një ditë do të vdiste.

“Nëse një ditë vdes në mënyrë tragjike, pa e përmbushur ëndrrën time, së paku do të doja të dija që fëmijët e kanë marrë mesazhin tim për të bërë diçka për veten. Merreni mesazhin tim dhe përdoreni, kthejeni në diçka pozitive.Nëse vdes në mënyrë tragjike dua të sigurohem që jeta ime të ketë bërë të lumtur të paktën 5 milionë fëmijë.”- ka thënë Jahseh Onfroy, i njohur si XXXTentacion.