KONFIRMON LARGIMIN NGA PROÇESI SPORTIV/ Fjoralba Ponari zbulon planet e reja (FOTO) – AlpeGossip
KONFIRMON LARGIMIN NGA PROÇESI SPORTIV/ Fjoralba Ponari zbulon planet e reja (FOTO)

KONFIRMON LARGIMIN NGA PROÇESI SPORTIV/ Fjoralba Ponari zbulon planet e reja (FOTO)

Fjoralba Ponari u bë një nga figurat më të dashura të ekranit të “Top Channel” që nga fillimet e saj në “The Voice”  e gjatë sezonit të kaluar ku prezantoi krah Edi Manushit në emisionin sportiv “Top Arena”.

Por mesa duket këtë sezon edhe pse pritej të ishte sërish bashkëprezantuese e emisionit sportiv në “Top Channel”, u  vu re  se vendin e saj krah Manushit e ka zënë një tjetër moderatore, Nevina Shtylla. Mbrëmjen e kaluar “Procesi Sportiv” nisi sezonin e ri televiziv dhe Fjoralba përmes postimeve në Instastory tregoi mbështetjen e saj për Manushin dhe Nevinën duke thënë që ishin një dyshe shumë e mirë në prezantim.

Megjithatë ndjekësit nuk qëndruan pa e pyetur se si do të ishte vazhdimi i saj në televizionin prestigjioz, pasi tani nuk do të jetë pjesë e “Procesit Sportiv”.

“Do të të shohim përsëri në ‘Top Channel’ ” – ishte një nga pyetjet e drejtuara asaj.

 

“Shumë shpejt” – u përgjigj moderatorja simpatike, duke shtuar se do të fillonte në tetor një projekt të ri për të cilin po përgatitet.

Dikush aludoi se se tani Fjoralbën do ta shohim krah Flori Gjinit, duke i thënë : “Më lër ta gjej! Do të shohim përkrah Flori Gjinit tani që Edi u kthye në “Procesi Sportiv”?

Përgjigjia e moderatores na la të dyshojmë se mbase ndjekësi kishte të drejtë, pasi ajo tha: “ Po sikur të të them që s’je saktë, po as gabim”.

Mesa duket Fjoralbës i është besuar një tjetër projekt i rëndësishëm dhe mbase do të prezantojë krah moderatorit Flori Gjini, i cili gjatë sezonit të verës prezantoi “Pushime On Top” bashkë me Ori Nebiaj.