Nëse ndaheni, do t’a bënit dot si Era Istrefi dhe Faton Shoshi? – AlpeGossip
Nëse ndaheni, do t’a bënit dot si Era Istrefi dhe Faton Shoshi?

Nëse ndaheni, do t’a bënit dot si Era Istrefi dhe Faton Shoshi?

Pak muaj më parë Era Istrefi dhe Faton Shoshi vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Lidhja e tyre, e cila u shoqërua me sukses edhe në fushën e muzikës, nuk u pranua asnjëherë nga të dy.

Megjithatë duket se ata nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit, sepse persona dëshmitarë i kanë parë sërish bashkë në disa ambiente në Prishtinë.

Por është vetë Fatoni ai që tregon si qëndron e vërteta:

Unë e kam prekur edhe më parë, që na jena mbetur miq. Më herët nuk jemi takuar se unë kam qenë në Amerikë, kurse ajo në Londër edhe kemi qenë nga pas punëve tona. Ajo ka ardhur dhe ne jemi miq, nuk do të thotë që tani s’punojmë bashkë apo nuk kemi për t’u takuar. Për këtë arsye jemi ndarë, në mënyrë që të mbeste një miqësi e të mos ketë urrejtje me njëri-tjetrin”.