Siç ju treguam në fillim të këtij muaji, Albana Dapi, balerina e trupës së baletit të Albi Nakos është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Albana e cila gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka ngurruar të postojë shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.
Në një prej fotove të fundit Albana ka pozuar me bashkëshortin dhe bën të ditur se është 36 javëshe shtatzënë.
Balerina ka preferuar të mos e zbulojë gjininë e bebit, por shprehet shumë e lumtur që së shpejti do bëhet nënë.