NJË SERI E RE E 2 GISHT MJALTË? Ermal Mamaqi shton dyshimet (FOTO) – AlpeGossip
NJË SERI E RE E 2 GISHT MJALTË? Ermal Mamaqi shton dyshimet (FOTO)

NJË SERI E RE E 2 GISHT MJALTË? Ermal Mamaqi shton dyshimet (FOTO)

Suksesi i komedisë “2 gisht mjaltë”, me protagonistë Ermal Mamaqin dhe këngëtaren Elvana Gjata, pushtoi jo vetëm kinematë e vendit, por shkoi përtej kufijve.

Plot 10 mijë bileta u shitën që në ditën e parë të shfaqjes së filmit duke kaluar madje dhe pritshmëritë që ekipi realizues kishte.

I ftuar sot në “Dita Jonë” në A2 CNN, Ermal Mamaqi foli për suksesin e jashtëzakonshëm të këtij filmi, madje la të hapur idenë se mund të kishte një tjetër seri të “2 gisht mjaltë”.

“E dija që do të funksiononte, por jo në këto nivele. Unë dhe ekipi realizues kemi mbetur të shokuar që në ditën e parë. U shitën 10 mijë bileta që në ditën e parë. Kjo tregon që tregu ishte bosh dhe surpriza e njerëzve për filmin shqiptar… unë kam bërë pjesën time, por marketingun më të madh e kanë bërë vetë njerëzit. Në dy javët e parë janë shitur 150 mijë bileta në të gjitha kinematë”, shprehet Mamaqi.

Pyetur nëse do të ketë “2 gisht mjaltë” 2, Ermali iu përgjigj: “Pse jo. Siç e thash kjo po kthehet në biznes dhe pse jo”.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse do të ketë një seri tjetër të këtij filmi që shënoi rekord shikueshmërie.