Viti i fustaneve të bardha: Marsela Çibukaj martohet me djalin misterioz (VIDEO) – AlpeGossip
Viti i fustaneve të bardha: Marsela Çibukaj martohet me djalin misterioz (VIDEO)

Viti i fustaneve të bardha: Marsela Çibukaj martohet me djalin misterioz (VIDEO)

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të pëlqyera në vendin tonë. Marsela Çibukaj, përveç ardhjes në vëmendje të portaleve për karrierën e saj, është përfshirë herë pas here edhe në thashethemet rozë. Mirëpo asnjëherë nuk kishim marrë ndonjë konfirmim nga këngëtarja për faktin e të qenit në një marrëdhënie.

E ftuar në emisionin e ri ‘Talk Talk’ të ‘Revistës Class’, Marsela ka treguar për herë të parë për planet e saj të ardhmshme.
E pyetur cili është personi parë, telefonata e të cilit e lumturon në mëngjes, Marsela u përgjigj:
“Aktualisht, është një person që po më dhuron lumturi, kështu që më pëlqen ta filloj ditën me një ‘mirëmëngjes’ nga ana e tij.”

Këngëtarja nuk preferon të zbulojë më shumë për të, por pranon se edhe profesioni i tij lidhet me artin.
“Jemi gjithmonë në botën e artit , të themi kështu.”

Mirëpo, në fund të intervistës Marsela la të kuptohet se ky vit për të mund të sjellë martesë me djalin misterioz që preferoi të mos e zbulonte.
“Ndoshta mund të jetë viti i fustaneve, fustaneve të bardha. Nëse e them këtu, nuk i dihet, mund të më sjellë fat.”- e mbyll ajo.

Talk Talk – Marsela Çibukaj – Ep 1

Talk Talk – Episodi 1Një rrëfim interesant i këngëtares dhe moderatores Marsela Çibukaj

Gepostet von Alketa Vejsiu am Mittwoch, 11. April 2018