Jemi në Shtator të vitit 2019 dhe deri tani ky vit ka qenë i mbushur me aktivitete të cila nuk kemi parë shumë shpesh vitet e kaluara. Këtë sezon, 3 ishin koncertet që ngritën njerëzit në këmbë dhe u dhanë arsye për të festuar e gëzuar. Po flasim për koncertin e Capital T-së ”Time Capsule”, të Alban Skënderaj ”Nën yjet e Tiranës” dhe për koncertin e Aurela Gaçes ”Unë dhe ju, 26 vite bashkë”. Më poshtë do t’ju bëjmë një përmbledhje të shkurtër të këtyre koncerteve që i falën pjesëmarrësve shumë emocione.
Capital T- ”Time Capsule”
Koncerti i cili zgjati 2 orë e 30 minuta me të ftuar special Ylli Limanin, Majk dhe Alban Skënderaj ishte një nga më të mëdhenjtë të organizuar dhe padyshim i vetmi në Shqipëri që arriti në standartet e koncerteve ndërkombëtare. Konceri u zhvillua në datë 20.09.2019 në Sheshin ”Nënë Tereza” dhe kishte një skenë gjigande ku as nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve. Në koncert u dalluan elemente shumë të veçantë të cilat nuk ishin parë ndonjëherë më parë në aktivitet Shqiptare. Capital T performoi këngë të tijat që nga fillimi i karrierës e deri tani. Koncerti ishte i mirëorganizuar dhe mblodhi pafund të rinj.
Alban Skënderaj- ”Nën Yjet e Tiranës”
Nën Yjet e Tiranës quhet koncerti që ditën e djeshme mblodhi dhe sot pritet të mbledhë e shumë njerëz në Amfiteatrin e Liqenit. Koncerti nisi dje në orën 20:30 dhe të ftuarit shijuan performanca të këngëtarin në qiell të hapur. Surpriza më e bukur e mbrëmjes ishte kur Albani së bashku me Miriamin zbuluan gjininë e bebit që po prisnin. Fluksi i atyre që kanë dashur ta ndjekin koncertin ka qenë shumë i madh dhe për këtë arsye sot pritet të zhvillohet përsëri në të njejtin vend dhe orë. Albani është shprehur shumë falenderues për këtë koncert duke shprehur se kishte mbetur pa fjalë.
Aurela Gaçe- ”Unë dhe ju, 26 vjet”
Konceri u zhvillua në datë 18 shtator në Amfiteatrin e Liqenit në orën 21:00. Koncerti ishte i mbushur plot me energji dhe emocione të shumta ku të gjithë të ftuarit dukeshin tepër të lumtur. Performancat unike të palodhura të Aurelës të mbushura plot me energji sigurisht nuk munguan dhe ngirtën të gjithë të ftuarit në këmbë. Gjithashtu performancat e këngëtares ishin të shoqëruara nga një grup kërcimtarësh të cilët sigurisht ndiqnin rimtin e saj. Të ftuar VIP që ishin të pranishëm nuk i kursyen fjalët e mira dhe treguan se ajo natë ishte me të vërtetë një sukses.
Për sa i përket emrit të koncertit Aurela u shpreh: A doni ta quajmë recital këtë koncert apo një mundësi që të jem pranë jush, live, duke sjellë pothuajse të gjitha këngët, nga më të vjetrat deri sot? Unë nuk do t’i vendos emër koncertit. Thjesht unë dhe ju, 26 vite bashkë /AlpeGossip.al