SOT E DUAN TË GJITHA/ Ylli Limanit nuk i paska ecur aq mirë me femrat më parë – AlpeGossip
SOT E DUAN TË GJITHA/ Ylli Limanit nuk i paska ecur aq mirë me femrat më parë

SOT E DUAN TË GJITHA/ Ylli Limanit nuk i paska ecur aq mirë me femrat më parë

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të mirë e më të komentuar të showbizit. Përpos faktit se këngët e tij gjithnjë kthehen në hite, ai është edhe mjaft simpatik dhe për këtë të gjitha vajzat bien dakord.Gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, nga Ylli zor se mund të mësojmë diçka më shumë.

Por këtë herë ai nuk i ka shpëtuar gazetarëve dhe pyetjeve thumbuese. Fill pasi përfundoi së kënduari në koncertin e Capital T, ai është pyetur nga gazetarët mbi lidhjet dashurore. Edhe këtu mjaft i rezervuar, ai u shpreh se i është thyer zemra disa herë por nuk bëri të ditur se si apo kur dhe mbi të gjitha me kë. Në intervistën e tij për ‘TvT’ Ylli pohoi se 2-3 herë ka pasur thyerje zemre dhe zhgënjime nga lidhjet e mëparshme, por që tashme vijon të jetë i lumtur dhe se e ka lënë pas atë periudhë të jetës.

Artisti i njohur nuk është shprehur më shumë lidhur me jetën private duke e lënë në pikëpyetje faktin se a është single apo në një lidhje.