MËSOJENI TANI/ Ja nga çfarë rrezikohen personat që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Ja nga çfarë rrezikohen personat që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve

MËSOJENI TANI/ Ja nga çfarë rrezikohen personat që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut.

Kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”.

Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London.

Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.

Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto.

Me këto të dhëna të studimit ne duhet tu kushtojmë më shsunë rëndësi kujdesit dentar për të parandaluar sëmundje të tjera.