A DO KISHTE HYRË NË “BIG BROTHER VIP”? Çiljeta Xhilaga habit me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
A DO KISHTE HYRË NË “BIG BROTHER VIP”? Çiljeta Xhilaga habit me përgjigjen (FOTO)

A DO KISHTE HYRË NË “BIG BROTHER VIP”? Çiljeta Xhilaga habit me përgjigjen (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ka vendosur së fundmi që të zhvillojë një bashkëbisedim virtual me 759 mijë ndjekësit e saj.

Pyetjet që ndjekësit i bënë këngëtares ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet, ku në mes tyre kishte dhe rreth “Big Brother Vip”.

“Po të kishe marrë një ftesë për në Big Brother do të kishe hyrë”, e pyet një ndjekës, të cilit Xhilaga i përgjigjet menjëherë.

“Po të kishe marrë ftesë a do hyje në BB VIP?”/

“Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ishte përgjgija e Xhilagës duke treguar për herë të parë se paska marrë një ftesë nga produksioni.

Ndërkohë pyetjes se kë shikon si fitues ajo tha: ”Arjola eshte nje super mama mendoj unë dhe mund ta fitojë”.