NUK E MBAJNË SEKRET/ VIP-at që mbajnë erë të keqe, sipas vetë kolegëve të tyre – AlpeGossip
NUK E MBAJNË SEKRET/ VIP-at që mbajnë erë të keqe, sipas vetë kolegëve të tyre

NUK E MBAJNË SEKRET/ VIP-at që mbajnë erë të keqe, sipas vetë kolegëve të tyre

Jeta e një VIP-i mund të jetë e lodhshme dhe rraskapitëse. Vazhdimisht të duhet të xhirosh një film, një emision apo të regjistrosh muzikë të re.

Edhe pse duket sikur VIP-at mund të bëjnë çdo gjë dhe e kanë situatën nën kontroll, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që mbajnë dhe gjithmonë erë të mirë.

Kjo është lista e figurave të mirënjohura të showbizit që supozohet se mbajnë erë të keqe, pasi vetë kolegët dhe bashkëpuntorët janë ankuar për aromën e tyre.

Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian njihet për mënyrën e saj all-natural të të jetuarit jetën, sidomos kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve. Megjithatë, babai i fëmijëve Scott Disick mendon se situata ka dalë jashtë kontrollit kur flitet për higjienën e saj!

Në premierën e “Kourtney & Kim Take Miami”, Scott hapet tek Khloe për mungesën e përdorimit të deodorantit nga gruaja e tij.

Christina Aguilera

Christina Aguilera mund të tërheqë një turmë të madhe kur bëhët fjalë për zërin e saj, por nuk mund të themi të njejtën gjë për prapaskenën.

Në fakt, gjatë një interviste me “CBS Local”, Hannah Hooper i grupit “Grouplove” theksoi “Unë kam miq që jetonin në Pittsburgh dhe që janë rritur krahë Christina Aguilera-s. Ato betohen që këngëtarja mban era hot dog!”

Bella Thorne

Bella Thorne është një aktore e mrekullueshme e megjithatë duket sikur ka probleme serioze me aromën. Sipas “Hollywood Gossip”, Thorne udhëtoi me Scott Dissick në 2017 por ai përfundoi duke u kthyer më herët.

Burimet thojnë se Disick e largoi nga vila për shkak të erës së saj të keqe. Ai u bezdis nga mungesa e higjenës së Bella-s.

Zac Efron

Zac Efron ka aftësi të shkëlqyera aktrimi të shoqëruara me një trup tërheqës, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se mban erë të mirë. Në 2018, Star tha se Efron-it nuk i intereson shumë për higjienën personale.

Edhe në xhirimet e “High School Musical 3” thuhej vazhdimisht, “Është shumë e shëmtuar sepse Zac adhuron basketbollin dhe mund të luajë gjatë gjithë kohës, por kalon ditë të tëra pa bërë dush!”