U jep vajzave dieta ekstreme dhe këshilla për trupin, vite më pas modelja e “Victoria’s Secret” kërkon falje publike – AlpeGossip
U jep vajzave dieta ekstreme dhe këshilla për trupin, vite më pas modelja e “Victoria’s Secret”  kërkon falje publike

U jep vajzave dieta ekstreme dhe këshilla për trupin, vite më pas modelja e “Victoria’s Secret” kërkon falje publike

Modelja e famshmee “Victoria’s Secret” , Brigdet Malcolm u ka kërkuar ndjesë fansave të saj për një gabim që ka bërë ndër vite.

Prej një kohe shumë të gjatë ajo u ka dhënë ndjekëseve të saj lista, formula dhe këshilla se si të bien në peshë dhe të kenë një trup perfekt.

Shpesh herë ajo është kritikuar për promovimin e dietave ekstreme dhe është konsideruar si një shembull i keq për modelet e tjera të reja në industri si edhe për të gjitha vajzat që përpiqen ta kopjojnë që të arrijnë të njejtat rezultate.

Për herë të parë pas shumë vitesh, 26-vjeçarja ka pranuar publikisht se vuan nga dismorfi i trupit, një çrregullim mendor që e bën atë të fiksuar pas pamjes së jashtme.

Fiksimin për t’u dukur perfekte dhe për të bërë çdo gjë për të rënë në peshë, në mënyrë të tërthortë ajo u’a ka transmetuar fansave të saj.

Bridget ka kërkuar ndjesë publike dhe ka pranuar se nuk ka qenë aspak një shembull pozitiv tek vajzat e reja.