DIELL PARA STUHISË/ Çfarë po planifikon Beatrix Ramosaj – AlpeGossip
DIELL PARA STUHISË/ Çfarë po planifikon Beatrix Ramosaj

DIELL PARA STUHISË/ Çfarë po planifikon Beatrix Ramosaj

Këngëtarja dhe ylli televiziv i Big Brother Albania VIP 1 ka ardhur me dy foto interesante gjatë ditës se sotme. Ajo është parë e veshur me stil në dy foto që ajo ka postuar në rrjetet sociale.Këngëtarja, e cila është përfolur vazhdimisht gjatë këtij viti sidomos pas pjesëmarrjes së saj në programin  reality, show Big Brother Albania VIP, ka të veshur një fustan dhe xhamper të bardhë si dhe mban një filxhan në dorë. “Dielli para stuhisë”, ka shkruar ajo – duke e ndërruar pak këtë thënie pasi që zakonisht thuhet “Qetësia para stuhisë.  Ndoshta me këtë foto Beatrix ka paralajmëruar ndonjë këngë të re.  Që pas daljes nga Big Brother këngëtarja ka bërë një ndryshim në look. Beatrix nga bjonde është kthyer në ngjyrën e saj origjinale, brune.

Ajo  i ka prekur të gjithë me fjalët e saj dedikuar të atit të ndjerë. Babai i këngëtares u bë 12 vite që është ndarë nga jeta dhe Beatrix, e ka kujtuar të atin nëpërmjet një postimi në InstaStory. “12 vite pa ty babi! Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë… Do të doja të ishe ktu!”- shkroi Trixa krahas një fotoje ku shfaqen të gjithë së bashku (mamaja e kengëtares,Albani  dhe babai).