Vetëm 4 muaj: Zbulohet cila është martesa më e shkurtër e showbiz-it shqiptar – AlpeGossip
Vetëm 4 muaj: Zbulohet cila është martesa më e shkurtër e showbiz-it shqiptar

Vetëm 4 muaj: Zbulohet cila është martesa më e shkurtër e showbiz-it shqiptar

Martesat e personazheve VIP sigurisht që janë ndër lajmet më të bujshme për të cilat njerëzit mezi presin të mësojnë sa më shumë detaje.

Por edhe më të bujshme se martesat, janë ndarjet e personazheve të showbiz-it, veçanërisht kur ndodhin vetëm pak pas martesës.

E tillë ka qenë martesa e dytë e kantautorit të famshëm shqiptar Kastro Zizo, që rezulton të jetë martesa më e shkurtër në historinë e showbiz-it shqiptar (kjo sigurisht nëse ndonjë personazh nuk ka ndonjë martesë e divorc të fshehtë për të rrëfyer).

Sipas raportimeve të asaj kohe, Kastro dhe prezantuesja nga Kosova janë martuar në fshehtësi të plotë në prill të 2012-ës dhe janë ndarë vetëm 4 muaj më pas, në korrik të 2012-ës.

Ndarja e tyre e hidhur erdhi as 2 muaj pas lindjes së vajzës së tyre të quajtur Nia. Kastro dhe Erleta asokohe akuzonin njëri-tjetrin në intervista, por tashmë duket se gjakrat janë qetësuar dhe ata i kanë përmirësuar marrëdhëniet për hir të vajzës.

Sakaq, martesa e dytë më e shkurtër e showbiz-it shqiptar, është ajo e këngëtares Tuna me bashkëshortin e saj të parë, Rilindin.

Dyshja lidhi kurorë në një dasmë gjigante në prill të 2010-ës, për t’u ndarë pak më shumë se një vit më pas, në maj të 2011-ës.