Orinda, tepër romantike në ditëlidjen e Turit. Shikoni si e uron bashkëshortin – AlpeGossip
Orinda, tepër romantike në ditëlidjen e Turit. Shikoni si e uron bashkëshortin

Orinda, tepër romantike në ditëlidjen e Turit. Shikoni si e uron bashkëshortin

Ata janë një ndër çiftet më të njohur të ekranit e ndër më të komentuarit së fundmi nga publiku.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre më 27 korrik të 2017-ës, ngjarje për të cilën u fol nga të gjitha mediat.

Teksa sot Turi feston një gëzim tjetër, ditëlindjen e tij të 33-të, nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes, e cila ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale.

Këngëtarja ka postuar në Instastory disa ‘copëza’ të dasmës së tyre ku të dy duken mjaft të lumtur.

“Ja gëzuar me 27”, ka shkruar Orinda, teksa në fotot e tjera vijon të shkruajë me shaka:“A të thashë që do kënaqesh? O po vdiqa duke u kënaqur.”

Një urim romantik dhe i veçantë ky i Orindës, ndërsa dhuratat e shkëmbyera ende nuk dihen.