Një studente izraelite është qëlluar për vdekje në Melburn të Australisë ndërsa po fliste me motrën e saj në telefon.
Trupi i Aiia Maasarwe u gjet pranë Universitetit LaTrobe në veri të qytetit.
21-vjeçarja mori një tramvaj për të shkuar në shtëpi mbrëmjen e së mërkurës pas një shfaqje komedie.
“Motra e saj dëgjoi zhurmën e telefonit që ra në tokë dhe disa zëra”-tha oficeri Andrew Stamper.
Policia është në kërkim të vrasësit. Nuk përjashtohet mundësinë që Maasarwe të jetë sulmuar seksualisht.
“Paraprakisht mendojnë se ky është një sulm i rastit dhe oportunist,”-tha inspektori Stamper për gazetarët.
Motra e Maasarwe, e shqetësuar për Aijin, telefonoi policinë australiane rreth së njëjtës kohë kur u gjet trupi të enjten në mëngjes, jashtë një qendre tregtare.
Një kapele e zezë dhe bluze gri u gjetën pranë skenës së krimit dhe po testohen me forensinë.
Policia gjithashtu po këqyr pamjet e sigurisë. Maasarwe ishte studente e gjuhës kineze dhe angleze në një universitet në Shangai por shkoi në një program shkëmbimi në LaTrobe, tha xhaxhai i saj, Abed Katane, për mediat izraelite.
Babi i viktimës identifikoi trupin, të cilin ambasada izraelite tha se do ta ndihmonte që të kthehej në Izrael.