RRAHU FERON/ Reperin shqiptar e bëjnë për spital (FOTO) – AlpeGossip
RRAHU FERON/ Reperin shqiptar e bëjnë për spital (FOTO)

RRAHU FERON/ Reperin shqiptar e bëjnë për spital (FOTO)

Në mars reperi Fero u sulmua nga disa persona teksa dilte nga kinemaja. Një nga personat e pranoi publikishit se ishte ai që e kishte rrahur Feron. Bëhet fjalë për reperin Ligrit Uka i cili sot siç njofton “Lajmi.net” nga burime të sigurta, është sulmuar nga disa persona dhe është dërguar në spital.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia të cilët kanë njoftuar se Ligriti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.

”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.