Adelina Tahiri së shpejti pret të bëhet nënë, por a mbani mend daljen e saj të parë si 15-vjeçare? (VIDEO) - AlpeGossip
Adelina Tahiri së shpejti pret të bëhet nënë, por a mbani mend daljen e saj të parë si 15-vjeçare? (VIDEO)

Adelina Tahiri së shpejti pret të bëhet nënë, por a mbani mend daljen e saj të parë si 15-vjeçare? (VIDEO)

Adelina Tahiri ka qenë një ndër këngëtaret më aktive të skenës, deri në momentin kur zbuloi shtatzëninë e saj. Këto kohë duket se këngëtarja i është përkushtuar totalisht vetes dhe të voglit të saj që pritet të vijë në jetë pas disa muajsh. Gjatë këtyre javëve kemi vënë re se shtazënia nuk e ka ndryshuar aspak Adelinën, madje i ka shtuar më shumë nurin.

Megjithatë duhet thënë se me kohën ndryshimet e Adelinës kanë qenë të pakta. Me siguri shumë pak prej jush mund ta mbajnë mend daljen e parë të këngëtares në skenë. Adelina është prezantuar për herë të parë për publikun shqiptar, kur ka qenë vetëm 15 vjeçe. Ajo mori pjesë në festivalin më të mirë të kohës ‘Top Fest’ në vitin 2008 me këngën “Më trego”.

Pavarësisht se ishte vetëm një adoleshente, Adelina e tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve për shkak të sigurisë së saj që shfaqi në skenë dhe për më tepër me zërin e ëmbël që e karakterizon. Megjithatë një vit më parë ajo kishte realizuar edhe videoklipin e saj të parë ‘Narcizoid’, i cili e afirmoi në tregun muzikor shqiptar.

Por që nga ajo kohë, ajo që bie në sy është se Adelina duket se në fizik ka mbetur ende ajo adoleshentja 15-vjeçare. E vetmja gjë që ka ndryshuar në pamjen e saj, është vetëm ngjyra e flokëve. Me siguri edhe lindja e parë nuk do mundet të ndikojë tek Adelina.